|
|
|
Lidhja e Prizrenit
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit të veprimeve me armë në dorë përdori në shkallë të gjerë edhe veprimet diplomatike. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë veprimtaria diplomatike që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nëpër kryeqytetet e fuqive pjesëmarrëse të Kongresit të Berlinit, në muajt prill—qershor të vitit 1879.
Për shkak të qëndresës së vendosur dhe të organizuar të popullit shqiptar, deri në praverën e vitit 1879, nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin vendimet e Kongresit të Berlinit.
Sido-mos i mprehtë ishte bërë protalemi në Jug, në lidhje me përcaktimin e vijës së re kufitare greko-turke që kishte rekomanduar Kongresi.
Lidhja Shqiptare ishte shqetësuar thellësisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithë vilajetan e Janinës, në të cilën popullsia shqiptare përbënte pjesën më të madhe dhe më kompakte të banorëve të saj. „...në sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak në Athinë, Konti Dubski, ushqehet dëshira për t'i dhënë një shtrirje sa më të madhe"1 vijës kufitare të rekomanduar. Aneksimi i Shqipërisë së Jugut shihej si një „garanci e sigurt për të ardhmen (e helenizmit)".
Përballë këtij rreziku edhe në Jug, ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, nën udhëheqjen e Lidhjes, po zhvillohej një veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme për të kundërshtuar me armë shovinistët grekë, bile edhe vetë Portën, në rast se ajo do të bënte qoftë edhe një lëshim të vogël lidhur me territoret shqiptare. Në protestat, thirrjet, memorandumet që iu drejtuan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, shprehej vendosmëria e paepur e mbarë popullit shqiptarë për të bërë çdo sakrificë dhe për të mbrojtur deri në vdekje kombësinë dhe trevat e tij jugore.
Duke vlerësuar situatën e krijuar, konsulli francez në Selanik raportonte se „ ... shqiptarët janë shumë të acaruar dhe i shpallin me krenari qëllimet e tyre për të kundërshtuar çdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisëdo t’i duhet të përballojë një rezistencë shumë serioze në qoftë se ngul këmbë në pretendimet e sotme".2 Porta e Lartë, e interesuar për të ruajtur të pa prekura territoret e Perandorisë, megjithëse hyri në bisedime me Greqinë, nuk donte të merreshin si pikënisje linjat e rekomanduara në protokollin e 13-të të Kongresit të Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante të detyrueshme dhe vijën Kalamas—Selemvria, të rekomanduar prej tij, e konsideronte të papranueshme. Por, e paaftë për t'i bërë ballë presionit të Fuqive dhe për t'iu kundërvënë atyre, përpiqej të përdorte si argument qëndresën e fuqishme të shqiptarëve.
Ndërsa qeveria greke ngulte këmbë në zbatimin e linjës së rekomanduar.
Në këto kushte bisedimet e komisionit greko-turk që u zhvilluan në Prevezë në muajt shkurt—mars, e që u zvaritën ditë të tëra, nuk mund të jepnin e nuk dhanë asnjë rezultat.
Qarqet sunduese greke të ndodhura përballë qëndresës së vendosur të Lidhjes Shqiptare dhe të pakënaqura nga rezultati i bisedimeve kërkuan ndërmjetësimin e Fuqive nënshkruese të Traktatit me qëllim që të siguronin përkrahjen e tyre për aneksimin e tokave që aspironin.
Në gjendjen e krijuar Lidhja ndërmori hapa të rinj dhe zhvilloi një veprimtari diplomatike intensive për të ndikuar aktivisht në favor të çështjes shqiptare pranë Fuqive të Mëdha, dhe për të krijuar një opinion publik botëror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtë e Shqipërisë.
Në mars të 1879-ës, mbledhja e Komitetit të Lidhjes i Prevezës vendosi të dërgonte një delegacion në Evropë, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashëri, delegacioni në muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesë Fuqive të Mëdha, nënshkruese të Traktatit të Berlinit (Romën, Parisin, Londrën, Berlinin e Vjenën) si edhe Stambollin. Si përfaqësues i mbarë popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmëri pranë kabineteve evropiane të drejtat legjitime të shqiptarëve, tërësinë territoriale e paprekshmërinë e Shqipërisë dhe u deklaroi atyre se të gjithë shqiptarët, të bashkuar si një trup i vetëm do të luftonin në rast se Evropa do të lejonte aneksimin e një pjese të vendit të tyre nga ana e Greqisë, edhe sikur vetë Porta të detyrohej ta pranonte këtë aneksim.3
Anëtarët e delegacionit, megjithëse kishin marrë përsipër një detyrë „shumë të guximshme nga të gjitha pikëpamjet", e kishin për nder dhe ishin të vendosur që ta përmbushin misionin e diplomatëve të parë të kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do të trokasim në të gjitha dyert, pa humbur zemër"4 — deklaronte Abdyl Frashëri.
Nisja e delegacionit ndeshi qysh në fillim, në Prevezë, në qëndrimin negativ të zëvendës konsullit të Francës si dhe të konsullit austro-hungarez, të cilit iu duk si „arrogancë" dhe „e habitshme"5 që Lidhja po niste një delegacion për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.
Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetësim në qarqet qeveritare të Athinës dhe në Portën e Lartë. Të dy palët reaguan dhe u përpoqën për ta penguar veprimtarinë e delegacionit shqiptar.
Me insistimin e madh të Athinës, u nis një delegacion „epirotas" në po ato kryeqytete, si kundërpeshë për të luftuar përçapjet e misionit shqiptar dhe për të neutralizuar efektin që mund të bënte ai në Evropë.
Po kështu, Porta e Lartë, e vendosur në politikën e saj antishqiptare, për të ruajtur të paprekur sundimin e vet mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nuk mund të pranonte që ky të për-faqësohej nga dikush tjetër përveç asaj, dhe aq më tepër që shqiptarët të vepronin në mënyrë të pavarur në arenën ndërkombëtare. Prandaj përpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „të pahijshme" dhe të „paarsyeshme". Në telegramet që ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane u drejtonte ambasadorëve të vet në Romë, Paris, Berlin, Vjenë, i porosiste të vepronin në mënyrë të tillë që përfaqësuesit shqiptarë „të heqin dorë nga misioni që kishin marrë përsipër".6
Përpjekjet e Portës së Lartë për të penguar veprimtarinë diplomatike të Lidhjes në arenën ndërkombëtare, janë një aspekt tjetër që hedh poshtë pikëpamjet e asaj historiografie që e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellë të Portës dhe nismat e saj si të nxitura e të organizuara nga ajo.
Me gjithë këto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tërhoq nga rruga e nisur, i ndërgjegjshëm se vetëm ai kishte të drejtën dhe ishte në gjendje të mbronte interesat më jetike të popullit shqiptar. „Porta e Lartë flet si qeveri e cila është e lidhur gjer në një farë mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashëri, ndërsa ne „kemi ardhur në perëndim me qëllim që të parashtrojmë gojarisht vendimin e një populli të tërë... e t'i japim të kuptojë Evropës se preferojmë të vdesim të gjithë me armë në dorë duke luftuar kundër atyre që duan të pushtojnë vendin tonë".7 Kjo ishte përgjigjja që përfaqësuesit shqiptarë i dhanë Portës së Lartë. Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nëpërmjet memorandumit me shkrim që iu dorëzoi kabineteve të Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, si edhe me anë të parashtrimit gojarisht të kërkesave shqiptare në takimet me personalitete të larta zyrtare të tyre. Në këtë memorandum, ngrihej zëri i protestës ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cënuar rëndë të drejtat e kombit shqiptar.
Në të shpreheshin qartë në emër të popullit shqiptar kërkesat themelore të lëvizjes: ruajtja e tërësisë tokësore dhe njohja e kombit shqiptar, si një komb që kishte luftuar për të ruajtur atdheun e vet, kombësinë e vet, gjuhën dhe zakonet. „Një komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej në memorandum, — nuk duhet lejuar, të sakrifikohet... pa asnjë arsye të ligjshme".8 Duke kërkuar nga Fuqitë e Mëdha që të hiqnin dorë nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit, në memorandum shprehej vendosmëria e paepur e të gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur me gjak atdheun dhe kombësinë përballë rreziqeve që i këcënonin.
Në fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi në Romë, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete të tjera politike.Kërkesat shqiptare gjetën një farë përkrahje në qarqet qeve-ritare italiane. Vetë kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta të Greqisë (mbi Epirin) nuk do të merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste për një kthesë në politikën italiane ndaj çështjes së kufirit greko-turk, në krahasim me qëndrimin e mbajtur në Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetëm kishte treguar „simptoma aq të ngrohta për Greqinë", por për më tepër ishte bashkuar me Francën në përkrahje të rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte që mbretëria greke të dëmshpërblehej në Tesali. Kjo kthesë padyshim nuk buronte nga „dëshira e mirë" për të njohur luftën e popullit shqiptar për të drejtat e tij kombëtare, por kishte të bënte kryesisht me interesat e Italisë në Shqipëri.
Nga informatat që kishte marrë qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do të ndeshte në një rezistencë shumë të ashpër nga ana e shqiptarëve, gjë që do të çonte padyshim „në komplikacione të rënda", duke krijuar një gjendje shqetësuese për atë. Prandaj ajo ishte e interesuar, që të mos krijohej „një situatë (e tillë) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore në Ballkanin Perëndimor, „do të përfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes së qetësisë do të okuponte edhe Shqipërinë".10 Italia, duke e konsideruar shkatërrimin e Perandorisë Osmane vetëm si çështje kohe, jo vetëm përpiqej të evitonte vendosjen definitive të Austrisë në bregdetin për karshi, por për të realizuar në të ardhmen synimet e saj preferonte që Epiri më mirë të mbetej nën Perandorinë, se sa të bashkohej dhe të asimilohej nga një shtet tjetër.
Megjithatë, Italia duke mos qenë në gjendje të luante një rol më vete, dhe nga frika se mund të izolohej krejt në „koncertin evropian", nuk mori asnjë angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e përcolli atë me fraza të përgjithshme se protestat e tij do të merreshin në konsideratë, se ishte duke u biseduar çështja e ndërmjetësimit të fuqive, prandaj shqiptarët nuk duhej t'u shkaktonin vështirësi Fuqive të Mëdha.11 Ndryshe nga ç'ndodhi me qarqet qeveritare, kërkesat e drejta të delegacionit tërhoqën vëmendjen e rretheve demokratike si dhe të shtypit përparimtar italian, të cilat ngritën zërin në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar dhe i bënë thirrje qeverisë italiane që të mos bashkëpunonte për të shtypur një kombësi në interes të një tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua për në Paris. Për përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartë se ato do ta kishin shumë më të vështirë realizimin e misionit të tyre në Francë. Në Kongresin e Berlinit ishte pikërisht përfaqësuesi francez Vadingtoni që, në përkrahje të pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijën e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazë për rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe më pas, Franca nguli këmbë pranë Fuqive të Mëdha për të vënë në veprim protokollin e 13-të të Kongresit, e për ta detyruar Portën që të hynte në bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit në Prevezë nuk dhanë rezultat, ajo jo vetëm shprehu gadishmërinë e plotë, por edhe shpresën se kërkesa e Athinës për ndërmjetësimin e fuqive në favor të saj, do të pritej me dashamirësi.12
Megjithëkëtë delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij të drejta, të mbështetura me qëndresën e organizuar të popullit shqiptar, do të ndikonin për një ndryshim në qëndrimin e Francës, e cila, ndonëse ishte përkrahëse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitë e tjera, nuk ishte e interesuar për prishjen e statuskuosë në Ballkan.
Në takimin që patën me ministrin e Jashtëm Francez, Vadingtonin, përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellë shqetësime në të gjithë Shqipërinë, dhe, pasi kundërshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet në favor të mbretërisë greke nuk do të shkaktonin kundërshtim nga ana e popullsisë, ata shprehën vedosmërinë e popullit shqiptar për t'i dalë zot vendit të tyre „në rast se nuk do të merreshin parasysh protestat dhe nuk do të njiheshin të drejtat e tij".13
Përgjigjja zyrtare që Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portën e Lartë si të vetmin autoritet me të cilën mund të bisedohej për këtë problem dhe, e përcolli atë te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll që të mos u bëhej ndonjë padrejtësi të dyja palëve".14
Shprehje akoma më e hapur e këtij qëndrimi ishte paraqitja e shtrembëruar e problemit shqiptar në gazetën zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombësinë shqiptare „vetëm një endërr të disa kokëkrisurve".15
Duke iu përgjigjur kësaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze në artikullin e botuar në „Monitër Universel", në maj 1879, Abdyl Frashëri shkruante: „Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasë dhe Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë"?16
Në maj të 1879-ës, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisë, Gjermanisë dhe të Austro-Hungarisë. Këto fuqi, ishin mbrojtëse më të vendosura të parimit të ruajtjes së Perandorisë Osmane, parim që u shërbente atyre për të ndaluar depërtimin e mëtejshëm të Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan dhe për të vazhduar vetë grabitjen e Turqisë.
Rrjedhimisht ato ishin kundër çdo lëvizjeje çlirimtare që mund ta prishte statuskuonë e me të edhe Perandorinë. Si pasojë edhe qëndrimi i tyre ndaj përfaqësuesve të Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njëjtë dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar për të evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe të padëshirueshme për të në Ballkan, si dhe për të qenë „korrekt" me zotimet e fshehta që kishte marrë ndaj Portës në çastin e marrjes së ishullit të Qipros, ishte bërë, sipas shprehjes së një gazete të kohës „garancia më e sigurtë"17 për Turqinë. I trembur nga një kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretërisë greke i duheshin dhënë ato territore që mund ta forconin atë, por jo ato që ajo nuk mund t'i nënshtronte e t'i sundonte në rrugë paqësore. Prandaj ai përdori tërë ndikimin e vet që mbretëria greke të hiqte dorë nga pretendimet mbi Janinën dhe mbi territoret e Shqipërisë Jugore, të cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftë. Nga ana tjetër Anglia nuk ishte e interesuar aspak që të përkrahte qoftë edhe moralisht çështjen shqiptare. Ishin këto arsyet që nën maskën e ruajtjes së statu-kuosë, „të paqes dhe të drejtësisë", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbëri më në fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo në Forejn Ofis, por në shtëpinë e tij. Pasi përfaqësuesit shqiptarë i parashtruan dëshirat e kombit të tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetësonte" ata duke u deklaruar se për këtë çështje do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisë) ndonjë gjë nga Epiri.18 Pra Anglia i përcolli emisarët shqiptarë pa marrë përsipër asnjë angazhim në përkrahje të të drejtave të popullit shqiptar.
Akoma më i keq qe qëndrimi që mbajtën ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, të cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atë.
Kabineti i Berlinit, vazhdonte të ishte për „inkurajimin e perspektivave" të zmadhimit të mbretërisë helene edhe në kurriz të tokave shqiptare, për ta përdorur atë si kundërpeshë ndaj pan-sllavizmit, këtij rreziku serioz" për Evropën Lindore. Me këtë shpjegohet edhe fakti që qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan të zhvillonin kurrfarë bisedimesh me përfaqësuesit nga Shqipëria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veçse një „shprehje gjeografike". Siç shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do të mbahej një qëndrim mjaft mospërfillës.
Kabineti i justifikoi qëndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpërdrejtë në punët që i përkisnin Lindjes" (gjë që nuk ishte aspak e vërtetë) dhe se meqë „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjë përfaqësues që kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund të priste as delegacionin shqiptar. Përsa i përket memorandumit që iu dorëzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilësojë me cinizëm si „aspak interesant" dhe se „në çdo radhë" të këtij ai shihte „vulën e një ekzagjerimi tendencioz".20 I njejti qëndrim iu rezervua delegacionit edhe në kryeqytetin e Perandorisë Habsburge në Vjenë.
Austro-Hungaria, e interesuar jo vetëm për ruajtjen statuskuosë por njëkohësisht edhe si një fuqi me synime të drejtpërdrejta në Ballkan, aspironte të shtrihej në pjesën Perëndimore të tij, duke përfshirë edhe tokat shqiptare deri në Vlorë. Si rrjedhim ajo e orientonte politikën e vet kundër lëvizjes shqiptare.
Në këto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritën përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare nën pretekstin se nuk ishin pranuar as përfaqësuesit e Rumelisë Lindore.21
Ky qëndrim i kabineteve të Berlinit dhe të Vjenës ndaj emisarëve shqiptarë, që nuk ndryshonte në thelb nga ai i kabineteve të tjera dëshmonte se qarqet zyrtare të Fuqive të Mëdha vazhdonte me konsekuencë politikën e mosnjohjes së popullit shqiptar si komb më vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas të Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare nuk u tërhoq përballë këtij qëndrimi armiqësor e mospërfillës të Fuqive të Mëdha ndaj interesave të popullt shqiptar.Ajo iu përgjegj kësaj mospërfilljeje duke luftuar me armë në dorë për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.
|
|
|
|
|
|
|
|